Veseli: Krusha na kujton vendosmërinë për liri

E publikuar: 26/03/2018 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Kadri Veseli në përvjetorin e masakrës në Krushë ka thënë se Krusha i kujton vendosmërinë e qytetarëve për liri.

Veseli ka kujtuar edhe intelektualin dhe atdhetarin Ukshin Hoti.

“Është kjo Krusha e punës dhe e fjalës, e përkushtimit atdhetar të filozofit të lirisë sonë Ukshin Hotit, si dhe qindra bashkëfshatarëve të tij që i mbeten besnikë kauzës së atdheut, të çlirimit, që para 19 vjetësh kishte marrë hov të pandalshëm”, shkroi Veseli.

“Këtu shihet përkushtimi atdhetar si shembull për vlerën më të shenjtë të njeriut – lirinë. Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë”, ka përfunduar i pari i PDK-së.

Dëshmorët e këtyre masakrave po kujtohen me akademi përkujtimore dhe homazhe edhe nga krerët shtetëror./rtklive/