Më 3 prill të këtij viti, Geoffrey Roberts vazhdonte të qëndronte në Gjykatën Speciale, edhe pasi gjithë seancat e javës së fundit të Prokurorisë në gjykatore, u anuluan.
Del se qëndrimi i kryembrojtësit të Rexhep Selimit nuk u bë pa shkas. Siç mëson Klan Kosova, atë ditë Roberts dorëzoi kërkesën për lirim të përkohshëm, siç bëri edhe Rodney Dixon në emër të Kadri Veselit.
Përfundimi i dëshmitarëve të Prokurorisë, një ditë më vonë, më 4 prill shtyri edhe Venkatesfari Alagendrën të kërkojë lirim të përkohshëm edhe për Jakup Krasniqin, raporton Klan Kosova.
Mbrojtja e Hashim Thaçit këtë fillim-prill nuk ka dorëzuar kërkesë të ngjashme.
Me të marrë vesh zhvillimin, Prokuroria e Specializuar i kundërshtoi tri kërkesat menjëherë, duke iu referuar 22 vendimeve e aktgjykimeve tjera në gjykata ndërkombëtare.
S’u mjaftua me kaq, e më 15 prill, ditën e fundit të afatit për të dorëzuar prova kundër katërshes së UÇK-së, i nisi Panelit disa transkripte të reja përgjimesh nga paraburgimi, të cilat thotë se do t’ua rëndojnë dosjen krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, siç sjelljet e cilësuara di të pahijshme, ia vulosën dënimin Pjetër Shalës e Salih Mustafës.
““Provat e propozuara janë relevante për dënimin. Në përputhje me rregullën 159 (b), palët duhet të veprojnë mbi supozimin se verdikti dhe çfarëdo dënimi në këtë çështje do të jepet për të gjithë njëkohësisht. Veprimet e tilla përbëjnë rrethana rënduese për çdo dënim të dhënë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit ose Rexhep Selimit”, thuhet në përgjigjen e kryeprokurores së ZPS, Kimberly West.
Në gjykatë pati dëshmitarë që nuk i qëndronin mbrapa dëshmive të mëparshme në UNMIK apo ICTY, por për këtë kërkuan sqarime nga prokuroria.
Në vend se t’i japë këto detaje, ZPS tash ua mvesh edhe ndryshimin e deklaratave që u bënë në sy të botës, katërshes.
“Procesverbalet numërojnë shembuj të shumtë të dëshmitarëve që heqin dorë nga dëshmitë e mëparshme, duke i shmangur detaje bazike të llogarive të mëparshme, dhe/ose duke u frikësuar t’ia tregojnë rrëfimin e tyre Trupit Gjykues”, thuhet më tej në këtë parashtresë të prokurorisë.
Një ndër këta është dëshmitari i 29 që tash ZPS e pandeh për të dëmtuar mendërisht. /Klankosova.tv

















