Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen e 82-vjeçarit nga Dumnica e Podujevës i cili ndërroi jetë pas infektimit me koronavirus.
Veseli ka thënë se pas këtij rasti, Kosova duhet ta ngrisë vetëdijen.
Kreu i PDK’së po ashtu është shprehur se institucionet kosovare duhet që ta kenë vëmendjen tek pandemia e cila po e rrezikon të gjithë botën.
E ndërkohë, PDK, pas pak minutash pritet që të mbajë një konferencë për media.
Ky është postimi i tij i plotë:
I shqetësuar dhe i prekur thellë nga vdekja e parë e shënuar nga Covid19 në Kosovë, përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Haliti, nga Dumnica e Podujevës, për humbjen e të afërmit të tyre.
Me shpresën që ky rast të jetë edhe i fundit në vendin tonë, dhe të ngritët vetëdija për më shumë kujdes e shmangie të kontakteve e daljeve të panevojshme, bëj thirrje edhe një herë për institucionet tona që të kenë fokusin tek pandemia që po rrezikon gjithë botën.
Ky problem dhe asnjë tjetër duhet të jetë preokupimi ynë.
Të bashkuar dhe me punën e shkëlqyer e të palodhshme të mjekëve e infermierëve tanë, do t’ia dalim.