Lajmet

Veseli: Kosova nuk është tokë pjellore për radikalizmin fetar

02.06.2016 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Veseli: Kosova nuk është tokë pjellore për radikalizmin fetar

Ekstremistëve duhet t’u tregohet se religjionet janë vlerë dhe jo instrument i tyre, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Këto komente ai i ka bërë në mbylljen konferencës ndërfetare të mbajtur në Prishtinë, me temë, “Interfaith Kosova”.

“Grupe të ndryshme ekstremiste, në mungesë të ideologjive tjera, përpiqen të instrumentalizojnë shkrimet e shenjta për të përligjur dhunën kundër të tjerëve, si dhe interesat e vrazhda ekonomike dhe politike”, ka thënë Veseli.

“Ata duan një botë të armiqësive mes kulturave dhe religjioneve. Një botë të kaosit, ku dinjiteti, liritë dhe të drejtat e njeriut të humbin peshën dhe vlerën e tyre”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Republika e Kosovës, ka theksuar Veseli, është një vend i vogël, “por ka pasur fatin historik të trashëgojë një traditë të madhe e të fuqishme, të rrënjosur thellë në shpirtin e njerëzve të saj, – traditën e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës mes feve të ndryshme”.

Tutje, Veseli është ndalur edhe te pasqyrimi që po i bëhet Kosovës në mediet e ndryshme ndërkombëtare, pas përfshirjes së një numri të qytetarëve të saj në luftërat e huaja në Siri e Irak.

“Kohëve të fundit, ne ballafaqohemi me një tendencë, herë të qëllimshme e herë jo, për ta paraqitur vendin tonë si një tokë pjellore për radikalizmin fetar. Duke njohur shpirtin e njerëzve të këtij vendi, e them me bindje të plotë, se ky është një perceptim i pavërtetë, sipërfaqësor dhe gjithsesi i përkohshëm”, ka theksuar Veseli.

“Nuk është e drejtë, as e moralshme, që të gjykojmë për një vend, për kulturën dhe institucionet e tij, duke marrë për bazë veprimet e një grupi të vogël individësh”, ka theksuar ai.

Veseli i ka cilësuar këto pasqyrime si paragjykime, të cilat sipas tij, asnjëherë nuk i kanë ndihmuar paqes dhe mirëkuptimit mes njerëzve, transmeton rel.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar, me tërë qenien e saj, në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”, ka thënë ndër tjera Veseli.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje