Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Kadri Veseli, sot ka mbajtur tubim elektoral me banorët e komunës së Shtërpcës.
Aty kreu i PDK-së mes tjerash foli edhe për kundërkandidatët e tij në këto zgjedhje,njofton klankosova.
“Koalicioni që u takojke në çdo kohë, koalicioni i territ Mustafa-Kurti do të jetë koalicion i izolimit për Kosovën”, u shpreh ai.
Destinacioni i radhës i Veselit është Hani i Elezit.

















