Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë të mërkurën se ka ardhur koha që zhvillimin ekonomik ta qesim prioritet nacional. Ai ka thënë se kjo gjendje është e papranueshme, dhe se gjithqysh duhet bërë përpjekje maksimale që të rinjtë e Kosovës të aftësohen për tregun e punës.
Kryetari i Kuvendi i ka bërë këto komente në takimin me komunitetin e biznesit, të mbajtur në Odën Ekonomike të Kosovës, me temën: “Rëndësia e dialogut dhe partneritetit me komunitetin e biznesit në hartimin e legjislacionit në funksion të zhvillimit”.
Kryeparlamentari Veseli po ashtu ka bërë të ditur se ka marrë vendim që brenda objektit të Kuvendit të hap një zyrë e cila do tu takojë bizneseve, në mënyrë që të jenë drejtpërdrejtë të kyçura në hartimin e ligjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik.
Nga ana e tij, kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, ka thënë se zhvillimi ekonomik i një vendi lidhet drejtpërdrejtë me heqjen e pengesave burokratike, politikat lehtësuese qeveritare dhe sundimin e ligjit.