I pari i PDK-së, Kadri Veseli pas takimit me përfaqësuesit e partive tjera politike ka thënë se takimet e radhës do të thirren nga shefat e Grupeve Parlamentare.
Veseli ka deklaruar se në takimet e ardhshme do të trajtohen temat një nga një siç kanë qenë në rend dite sot, raporton lajmi.net.
Ai ka theksuar se janë në rrugë të mirë për arritjen e kocensuesit për temat e mëdha.
“Jemi në rrugë të mirë për formimin e ushtrisë në bashkëpunim me SHBA-të”, është shprehur Veseli./Lajmi.net/