Veseli: Jemi edhe një hap më afër drejt lëvizjes së lirë

E publikuar: 13/09/2018 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se institucionet kosovare do të vazhdojnë lobimin që ky proces të përmbyllet brenda këtij viti.

“Pas votimit pro nga Parlamenti Europian për liberalizimin e vizave, jemi edhe një hap më afër drejt lëvizjes së lirë. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë lobimin që ky proces të përmbyllet brenda këtij viti. Qytetarët tanë e meritojnë këtë”, ka shkruar Veseli.