Veseli insiston në dialog, opozita do rrëzimin e Qeverisë

E publikuar: 04/01/2016 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kriza dhe problemet e vitit të kaluar pritet ta përcjellin Kosovën edhe gjatë vitit 2016.
Madje situata mund të përkeqësohet, duke marrë parasysh pozicionet aktuale qeveri – opozitë.

Edhe pse ishte menduar se aktgjykimi i Kushtetueses mbi parimet e Asociacionit do ta kthjellojë situatën, kjo nuk ndodhi.

Qeveria refuzon ta rinegociojë marrëveshjen, duke “siguruar” se frymën e Kushtetutës do ta rikthejë me dekretin qeveritar dhe statutin e Asociacionit. Ndërkaq opozita është duke u përgatitur për protestën e 9 janarit, valën e të cilave kanë thënë se nuk do ta ndalin deri në largimin e Qeverisë.

Bllokada e opozitës do të vazhdojë edhe brenda institucionit të Kuvendit, i cili sesionin vjeshtor nuk kishte arritur ta zhvillojë asnjë seancë normale.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë të dielën për “Kohën Ditore” se aktgjykimi i fundit, përbën një moment të ri dhe të rëndësishëm për skenën politike dhe krijon një hapësirë të re për reflektim të përbashkët dhe për qasje të përbashkët ndaj dialogut politik.