Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk pritet të drejtojë seancën e sotme plenare. Të paktën nëse i referohemi agjendës se tij për ditën e sotme.
I pari i Kuvendit, do të jetë larg Prishtinës në kohën kur prite të mbahet seanca e para për sesionin vjeshtor. Sipas një njoftimi dërguar mediave nga ana Kuvendit, Veseli do të merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Forum Biznesit, i cili mbahet në Prizren. Ai do të mbajë edhe një fjalim në këtë Panair, i cili fillon në orën 12:30.
Posa të përfundoj këtë aktivitet, kryekuvendari Veseli do të nisët drejt qytetit të Drenasit ku do të bëjë homazhe në fshatin Shkabaj, tek varri i Fehmi e Xhevë Lladrovcit në orën 14:00.
Në bazë të kësaj agjende i bie që Veseli mund të drejtojë seancën vetëm për një kohë të shkurtër.