Veseli: Iniciativën për Specialen ia dërguam Qeverisë

E publikuar: 22/01/2018 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se nuk e di se kur do të shkoj në seancë marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, pasi komisioni nuk e ka sjellë në kohë të duhur.

Veseli ka njoftuar se më 25 janar do të jetë vazhdimi i seancës, dhe menjëherë pas saj seanca e re parlamentare.

“Kemi vepruar në bazë të rregullores së kuvendit, iniciativa iu ka dërguar për mendim Qeverisë. Qëllimet politike i kemi s’ka pas nevojë askush të dal nga mbledhja. Demarkacioni nuk do ta kemi në seancë plenarë për arsye se komisioni nuk e ka sjellë në kohë të duhur. Do të presim ta procedojmë”, ka thënë ai./rtklive/