Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është takuar me Kongresmenin Dana Rohrabacher, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe për mënyrat e kapërcimit të sfidave.
E cilëson mik të madh të Kosovës si gjatë kohës së çlirimit, ashtu dhe në kohën e shpalljes së pavarësisë dhe shtetndërtimit.
“Unë e falënderova z. Rohrabacher për ndihmën e pakursyer që kongresi amerikan dhe qeveria amerikane kanë dhënë e po japin për Kosovën dhe potencova se historia e lirisë së Kosovës është e pandashme nga emri i SHBA-ve.
Për ne, do të jetë i paharrueshëm fjalimi mbështetës i z. Rohrabacher mbajtur në Kongresin amerikan, gjatë luftës në Kosovë, ku ai krahasonte Luftën tonë për çlirim me Revolucionin e madh amerikan të shekullit të XVIII, nga i cili dolën Shtetet e Bashkuara të Amerikës- modeli universal i lirisë dhe demokracisë”, ka shkruar Veseli në Facebook.