Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, në konferencën për medie pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë që u mbajt pa praninë e opozitarëve, ka qenë nervoz.
Nervozizmin e vet ai e ka shfaqur edhe ndaj gazetarit të Kohës Ditore duke iu përgjigjur me hidhërim një pyetjeje të tij.
Në pyetjen e gazetarit se kush do ta ketë përgjegjësi nëse dëmtohen njerëzit, Veseli është përgjigjur: Shko e mbrojë ti!, transmeton Koha.net.
Veseli në konferencë ka kritikuar veprimet e opozitës për sjelljen e tyre në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, në seancat parlamentare, por edhe ato jashtë.
Veseli situatën në vend e quajti të rëndë, ndërsa qëndrimet e opozitës fanatike.
“Ajo po do që me fanatizëm të arrijë me çdo kusht të që e dëshirojnë”, tha Veseli duke shtuar se hedhja e gazit lotsjellës tejkalon të gjithë kufijtë e demokracisë.
Kryetari i Kuvendit tha se Kosova ka nevojë për qetësi mes njëri-tjetrit, ndërkohë që ka bërë apel tek të gjitha familjet e Kosovës që ta ruajnë njëri tjetrin.