Veseli i drejtohet anëtarëve të Kryesisë

E publikuar: 10/05/2017 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbledhja e Kryesisë së PDK-së tashmë ka filluar. Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli është duke mbajtur fjalim para anëtarëve të Kryesisë.

Në këtë mbledhje pritet të vendoset për mocionin e opozitës.

Ndërkohë, kjo parti mund të dalë edhe me qëndrim përfundimtar për çështjen e demarkacionit.

PDK po insiston qe demarkacioni të shqyrtohet në Kuvend, para seancës për mocionin, në anën tjetër LDK është e vendosur qe demarkacioni të procedohet në Kuvend pas seancës për mocionin.