Ai është shprehur i gatshëm që të dialogojë me Opozitën lidhur me kërkesat e tyre.
“Opozita ka kërkesa për zgjedhje gjithmonë, ato janë legjitime, por se kjo kërkesë duhet respektuar procedurat. Unë jam i gatshëm të angazhohem për të gjetur një zgjidhje për krizën”.
Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka thënë se nuk e kupton arsye e thirrjes së kësaj mbledhje.
“Nuk e kuptoj arsyen e thirrjes së kësaj mbledhje, kur nuk ka qenë në rend dite caktimi i seancës”.
E pyetur nëse do të marrin pjesë në një seancë të radhës, Dërguti ka thënë se Opozita i ka të qarta kërkesat dhe ato, sipas saj, janë zgjedhjet e reja pas dorëheqjes së Qeverisë.