Sot, po mbahet Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor i Gruas Demokratike, në të cilin po merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme.
Thaçi me këtë rast, ka thënë se kosovarët kanë rrugëtuar së bashku në një periudhë të vështirë për Kosovën, dhe se roli i gruas ka pasur rol të madh në të gjitha proceset.
Sipas tij, tani Kosova është drejt një rruge të zhvillimit më të madh ekonomik.
“Kemi rrugëtuar një kohë të gjatë së bashku, në një periudhë të vështirë për vendin tonë, një periudhë për lirinë e vendit, atë të tranzicionit, të konsulidimit të institucioneve dhe tash të rrugës së zhvillimit ekonomik. Roli i gruas ka qenë i madh në të gjitha proceset.
Sipas Thaçit, tash Kosova është drejt rrygës së integrimit evropian dhe së shpejti pritet liberalizimi i vizave.
“Ky vit është viti evropian për Kosovë. Ne shumë shpejt do ta nënshkruajmë MSA-në, shumë shpejt do të aplikojmë për Këshillin e Evropës dhe shumë shpejt pritet edhe liberalizimi i vizave”, ka thënë Thaçi, raporton Indeksonline.
Në këtë takim mori pjesë edhe kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se gruaja do të konsolidohet për garën të cilën do ta fitoj PDK-ja.
Ai tha se PDK-ja do ta fitoj garën për president.
“Ne do ta fitojmë garën e madhe e historike që do të jetë së shpejti, ajo për zgjedhjen e presidentit të vendit”, ka thënë Veseli, raporton Indeksonline.
E fjalën e fitores së PDK-së, e tha edhe kryetari i kësaj partie Hashim Thaçi, sipas të cilit, PDK-ja po merr shumë energji dhe priten fitore të reja.
“PDK është më e organizuara dhe më e konsoliduara, të cilën duhet ta kenë lakmi çdo parti. Pdk-ja jo vetëm që nuk është lodhur, por po merr energji të reja, për fitore të reja”, ishin fjalët e Thaçit në këtë takim./Indeksonline/