Veseli- Abdixhikut: Ti e urren UÇK-në, prandaj je kundër fondeve për ta

E publikuar: 25/10/2017 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kadri Veseli ka replikuar me deputetin e LDK-së, Lumir Abdixhiku sa i përket çështjes së veteranëve.

Kryetari i Kuvendit ka thënë se akuzat që bëjnë deputetët për fryrje të listave, duhet të adresohen me emra e jo të bëhet fushatë.

Debati nisi kur Abdixhiku akuzoi se janë hequr paratë nga sigurimet shëndetësore për veteranët.

Veseli i tha Abdixhikut se ‘ti e urren UÇK-në’, dhe për këtë flet kundër saj. Kryetari i Kuvendit tha se listat e veteranëve janë fryer dhe ka thënë se ka qenë i vetmi që ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë mënyrën se si janë hartuar listat.

Kur Abdixhiku e akuzoi Veselin se edhe ai ka kontribuar për këto fryrje, Veseli e ftoi Abdixhikun që të shkojë në prokurori e ta gjejë një emër që ka hyrë në listë me rekomandim të kryetarit të Kuvendit.