Vesa shumë krenare për Duan, këto janë fjalët e saj

E publikuar: 13/11/2017 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e njohur Vesa Luma është shprehur tejet e lumtur dhe krenare për suksesin e këngëtares shqiptare Dua Lipa, ku kjo e fundit fitoi çmimin e “Artisja e re më e mirë” në “MTV Europe Music Awards 2017”, transmeton Gazeta Express.

Vesa në llogarinë e saj në Instastory ka publikuar një fotografi të Duas ku thotë se aq krenare ndihet sa nuk mund ta përshkruaj.

Më tej Vesa ka shkruar se puna e saj tashmë po shpaguhet.

“Nuk mund ta përshkruaj se sa krenare jam për ty. Zëri yt, talenti, puna e madhe, origjinaliteti yt, po shpaguhen”, kishte lënë mbishkrim Vesa.

Nga kjo mund të vërejmë se Vesa e pëlqen shumë këngëtaren e famshme shqiptare dhe uron atë për të gjitha sukseset e arritura./Gazeta Express/