E një gjë e tillë po vazhdon të përcillet akoma me vëmendje, meqë nuk pati reagime nga njëra apo tjetra palë deri tani, shkruan Kosovarja.
Por, Vesës si duket i erdhi në majë të hundës, andaj vendosi të tregojë të vërtetën përmes imazhit të fundit, e që çdo aludim i mundshëm bie në ujë. Çifti në fjalë, janë bashkë dhe e vetmja që i ka ndarë është distanca, meqë Vesa është zhvendosur për pak kohë në Prishtinë, derisa reperi po qëndron në SHBA.
Një imazh kaq i ëmbël familjar, i publikuar pak minuta më parë, konfirmoi edhe njëherë dashurinë e pashtershme mes tyre.
“Cant wait to see you”, është shkrimi i Vesës, teksa me padurim po pret ditën të kthehet bashkëshorti, babai i Lianit simpatik.


















