Për të qenë gjithmonë në koherencë me tendencat e fundit këngëtaret luajnë shpesh me look – un e tyre.
Disa prej tyre, pasi janë kthyer nga brune në bionde, duket se kanë mbetur te kjo zgjedhje.
Kjo gjë ka ndodhur me Leonora Jakupin dhe Afërdita Dreshaj, të cilat pasi kanë lyer flokun e tyre origjinal, më pas kanë preferuar të mbeten tek ngjyrat e çelura.
Afërdita Dreshaj
Leonora Jakupi
E kundërta ka ndodhur me Dafina Zeqirin, Genta Ismailin dhe Nora Istrefin, të cilat pasi provuan të jenë bionde hoqën dorë sërish për t’u bërë brune, dhe nuk e kanë ndryshuar më ngjyrën e errët.
Dafina Zeqiri
Genta Ismaili
Nora Istrefi
Ndërsa Çiljeta Xhilaga dhe Jonida Maliqi komentohen gjithmonë si femra që ndryshojnë look shumë shpesh. Ato janë bërë dhe ribërë herë bionde, e herë brune, por gjithmonë mbeten të bukura në sytë e publikut.
Çiljeta Xhilaga
Jonida Maliqi
tvklan.al