Deputetë, zyrtarë, kryetar degësh, ish/zyrtarë dhe këshilltarë të Ramush Haradinajt, sulmojnë me fjalë të rënda, kritikojnë ashpër dhe shkojnë aq largë sa mallkojnë atë dhe nënën e saj, pas një deklarate të deputetës së Kuvendit të Kosovës, nga rradhët e LVV’së, Fitore Pacollit, që kishte bërë për nënën e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Infosot.
Deputetja Pacolli, kishte thënë se nëna e Haradinajt kishte shkuar jashtë shtetit për shërim sepse këtu nuk ka kushte për t’u shëruar.



Nga zyrtarët e AAK’së është kërkuar të ketë kujdes kur përmend emërin e nënës së tre dëshmorëve apo dy hernjëve të Kosovës, të Luan dhe Shkelzen Haradinaj, vëllezërve Ramush e Daut Haeadinaj.
Pacolli është cilësuar si një krijesë pa ndjenja, pa karakter dhe zemër.
Kryetari i degës së kësaj partie në Prishtinë, Brahim Mehmetaj-Bimi, kërkon që Pacolli të kërkoj falje nëse e ndjenë vehtën shqiptare!

Ndërsa ish/sekretari organizativ i AAK’së, Valon Tolaj, ka thënë se duhet të jetë mallkim për popullin kur të ketë individ që tentojnë të lëndojnë nëna në ditët kur ato kanë dhimbje.

Kujtojmë se sot ka 21 vjetorin e rënjës heroi i kombit gjeneral Shkelzen Haradinaj, djali i madhë i familjës.
InfoSot, ka tentuar të marrë një deklaratë nga deputetja Pacolli, rreth kritikave dhe akuzave ndaj saj, por nuk ka pas përgjigjje asnjë reagim.














