Ismet Sylejmani takoi Talat Xhaferin dhe Ali Ahmetin

E publikuar: 01/08/2017 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veprimtari Ismet Sylejmani është takuar të martën me kreun e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, figurën e të cilit e ka vlerësuar me nota patriotike. Sylejmanit, ka nënvizuar faktin se Xhaferi është shqiptari i parë në historinë e kombit tonë, që është vënë në ballë në udhëheqje të Kuvendit të Maqedonisë.

Postimi i plotë i Ismet Sylejmanit:

“Sot kisha nderin e madh dhe kënaqesinë e veçantë të pritesha në kabinetin e tij nga shqiptari i parë në historinë e kombit tonë, që është vënë në ballë në udhëheqje të Kuvendit të Maqedonisë!

Në vizitë te Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, ish – Komandanti i UÇK-së, shqiptari historik i nderuari Talat Xhaferi!

Aty ku filloi ndryshimi i madh!

Këtu kunisi edhe de jure të flasë shqip parlamenti maqedon!

Kënaqësi e madhe dhe e ardhme e sigurtë, kur sheh nga afër se si shqiptarët drejtojnë me parlamentin e një shteti që ështeë  njohur dhe i pranuar ndërkombëtarisht!

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

S’ka dyshim se ditë të mira e të bardha e presin popullin shqiptarë, kur ka djem të tillë të menqur e të guximshëm që i ka në ballë!”, është shprehur Sylejmani.Ky i fundit, në një  takim miqësor është pritur edhe nga Ali Ahmeti, dhe zyrtari i kabinetit të tij Artan Grubi. “Te shoku e miku im i madh, në vizitë në Parlamentin e Maqedonisë, te udheheqesi i popullit shqiptar Ali Ahmeti! Sikur gjithmonë afër udhëheqësit një personalitet i jashtëzakonshem, shefi i kabinetit të Ali Ahnetit, miku im i nderuar Artan Grubi!”, është shprehur Sylejmani.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and suit