Një djalë 8-vjeçar është filmuar duke ndihmuar një grua të moshuar të ngjitet shkallëve në Georgia të SHBA-ve.
Riley Duncan ka filmuar këtë moment emocionues, derisa me vëmendje po e shikonte të riun Maurice Adams Jr duke dalur nga vetura e nënës për të ndihmuar gruan e moshuar të ngjitet shkallëve, transmeton Telegrafi.
Duncan e ka postuar këtë video në profilin e tij në Facebook me mbishkrimin: “Falënderojmë Zotin për rininë tonë”.
Është interesant se si ky djalosh nuk ishte në dijeni që dikush po e filmonte, megjithatë videoja e tij është bërë virale dhe të gjithë që e kanë parë e kanë duartrokitur për veprimin.
Ai në momentin që e ndihmon gruan e moshuar e përqafon, dhe më pas kthehet në veturë ku po e priste nëna e tij. /Telegrafi/
Nëna e vogëlushit, Contricia Hill, ka deklaruar për mediat amerikane se Maurice dhe motra e tij kishin përfunduar mësimin dhe se ajo kishte shkuar t’i merr, kur befasisht rrugës hasën në gruan e moshuar që kishte vështirësi të ngjitet shkallëve. /Telegrafi/