NISMA: Veprimet e Qeverisë përshkallëzojnë situatën edhe më shumë

E publikuar: 18/12/2015 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

NISMA për Kosovën ka reaguar ndaj vazhdimit të paraburgimit ndaj tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe arrestit shtëpiak ndaj Donika Kadaj-Bujupit nga Gjykata Themelore.
Sipas komunikatës të dërguar nga NISMA, ky veprim dëshmon se Qeveria është e vendosur të ndërmarr veprime që e përshkallëzojnë situatën edhe më shumë. NISMA ka ftuar organet e shtetit për të mos zbatuar urdhra politik.

“Vazhdimi i paraburgimit nga Gjykata Politike për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe vazhdimin e arrestit shtëpiak për Deputeten e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi, është dëshmi se regjimi i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit është i vendosur të ndërmarrë veprime të cilat e përshkallëzojnë edhe më shumë gjendjen.

Nisma për Kosovën fton organet e shtetit, në këtë rast ato të prokurorisë dhe gjyqësorit të ndërprejnë zbatimin e urdhrave politik.

Ata e dinë më mirë se të gjithë ne se këto vendime janë në kundërshtim me ligjet në fuqi. Prandaj, i ftojmë që t’i kthehen ligjshmërisë dhe jo zbatimit të urdh rave politik”, thuhet në komunikatë.