Albi Mall, qendra më e madhe tregtare në Kosovë, po vazhdon edhe më tutje me masat rigoroze për ndalimin e përhapjes së Covid-19, duke detyruar të gjithë vizitorët, t’i nënshtrohen kontrollit, të matet temperatura para se të hyjnë në qendër dhe të jenë të pajisur me masa mbrojtëse.
Procesi i mbrojtjes pas hyrjes në hapësirat e Albi Mall, do të vazhdojë për të krijuar një ambient sa më të sigurt, ku secilit i kërkohet vendosja e maskës gjatë kohës sa janë përbrenda qendrës.
Punonjësit e Albi Mall do të vazhdojnë të respektojnë masat e sigurisë, por një gjë e tillë kërkohet edhe nga ana e konsumatorit.
Ju lusim që gjatë tërë kohës gjithashtu të përdorni edhe dezinfektuesit e duarve të cilët janë vendosur në pjesë të ndryshme të Albi Mall e po ashtu edhe përbrenda çdo lokali!