Vendoset pllaka e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele, asiston Policia

E publikuar: 01/09/2024 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Foto: Driton Paçarada, Koha.net

Foto: Driton Paçarada, Koha.net

Një pllakë e departamentit të patentë shoferëve në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme po vendoset në ish-objektin e komunës paralele të Mitrovicës së Veriut.

Koha.net ka publikuar pamje nga momenti i vendosjes së pllakës. Në fotografi shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia të premten zhvilloi në aksion policor duke i mbyllur pesë komuna paralele serbe në veri.

SHBA-ja, Bashkimi Europian dhe KFOR-i kundërshtuan veprimin duke thënë se Qeveria s’u koordinua me to pavarësisht “zotimeve” dhe se kjo mund të sjell rrezik për sigurinë