Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është bllokuar për pak minuta.
Kjo pasi, persona të panjohur kanë shpërthyer gomat e disa veturave në mesin e tyre edhe ato me tabela të Serbisë e poashtu, kanë vendosur ‘stikera’ në një përmendore të UÇK-së.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka thënë se situata tani është e qetë, derisa ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.
“Disa goma janë shpërthyer, e poashtu edhe stikersa prej letre janë vendosur në një shtatore të UÇK-së. Janë mbledhur diku 10 persona pastaj kemi ndërhy dhe janë shpërndarë. Policia është duke u marrë me rastin.” – ka thënë Elshani për IndeksOnline.