Emrat e foshnjave mund të shkaktojnë shumë argumente. Njerëzit kanë shije të ndryshme në këtë përzgjedhje, prandaj ndodh që prindërit të përfshihen në debate serioze deri në zgjedhjen përfundimtare.
Një çift francez është përballur me probleme serioze pikërisht pasi ra dakord për një emër, i cili duket se nuk është i lejuar ligjërisht.
Ata donin të quanin vogëlushen e tyre Liam, gjë që sipas qeverisë franceze nuk lejohet pasi kanë zgjedhur një emër tradicional meshkujsh për një femër.
Sipas ‘The Local’, qeveria tha se mund të krijonte rrezik për dilemën e gjinisë në të ardhmen.
Prokurori tha se emri mund të ishte në kundërshtim me interesin e fëmijës dhe do i dëmtonte marrëdhëniet shoqërore në të ardhmen.
Kështu gjyqtari ndaloi prindërit që të përdornin këtë emër. Çifti po insiston kundër vendimit duke kërkuar ndihmë ligjore dhe kanë shtyrë pagëzimin e vajzës.
Franca njihet për rreptësi kur bëhet fjalë për emrat e foshnjave, dhe kjo lloj seance gjyqësore nuk është e pazakontë.
Disa prindër tjerë janë ndaluar të emërtonin fëmijët e tyre Nutella, Strawberry dhe Manhattan.