Dy flamuj të Kosovës janë vendosur sot në oborrin e Komunës së Mitrovicës së Veriut të udhëhequr nga Erden Atiq.
Flamuj të Kosovës janë vendosur më herët edhe në Komunën e Leposaviqit, në Komunën e Zveçanit dhe atë të Zubin Potokut, raporton T7.
Situata në veri mbetet e tensionuar që prej majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë atje u futën në objektet komunale me ndihmë të Policisë.