Mbi 250 pjesëtarë të grupit ‘Civilna Zastita’ (Mbrojtja Civile), pritet të fillojnë trajnimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, pas arritjes së marrëveshjes në mes të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.
Në anën tjetër, zyra e lartë për informim e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (Shkolla e Policisë) në Vushtrri, i ka thënë portalit “tesheshi” se “ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket këtij trajnimi”.
Se marrëveshja është arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit, fletë fakti i një urdhri të lëshuar këto ditë nga Qeveria Serbisë në Beograd për ‘Civilna Zastita’-n.
“Urdhërohen të gjithë pjesëtarët e ‘Civilna Zastita’-s, ata që janë në pushim, të ndërpresin menjëherë pushimet, ndërsa që ata që janë në Kosovë të mos largohen nga vendbanimi, pasi pritet thirrja e tyre për të filluar trajnimin njëmujor në Shkollën Policore në Vushtrri”, thuhet nder të tjera në urdhrin e lëshuar nga Qeveria e Beogradit, përkatësisht Ministria e Mbrojtjes, e që i është dërguar katër kryetarëve serbë të komunave veriore të Kosovës: Mitrovicës-veri, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.
“Urdhri për mos largim nga vendbanimi i pjesëtarëve të ‘Civilna Zastita’-s i është dërguar edhe komandantit të tyre për veriun e Mitrovicës dhe Kosovës, Stevan Paviqeviqit”, ka thënë burimi i portalit ‘tesheshi’.
Burimi me tej ka shtuar se “gjithçka ka përfunduar dhe se listat me emra të pjesëtarëve të ‘Civilna Zastita’-s, janë dërguar kohë më parë në Prishtinë për gjoja verifikim”. Sipas burimit, “verifikimi i këtyre pjesëtarëve është i kryer, por vetëm sa për sy e faqe dhe për trullosje të opinionit se gjoja po bëjmë përzgjedhje, sepse të gjithë aplikimet do të aprovohen, meqë është në mes marrëveshja ndërkombëtare”.
Burimi i portalit ‘tesheshi’ ka njoftuar se rreth 250 pjesëtarët e të kësaj organizate që funksionojnë në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, do të kenë uniformë dhe do të punojnë në Qendrën e Emergjencës së Kosovës në veri si njësi e veçantë. Detyra e tyre do të jetë që të “ndihmojnë Policinë dhe shërbimet e tjera emergjente në rast të nevojave të tyre”, por aspirata është që kjo njësi e emergjencës që do të ketë edhe uniformë të veçantë, në të ardhmen të bëhet edhe pjesë e FSK-së dhe Ushtrisë së Kosovës, ka thënë burimi.
“Pjesëtarët e ‘Civilna Zastita’-s, janë një formacion famëkeq serb. Të gjithë këta pjesëtarë kanë qenë të përfshirë në krime të ndryshme e më së paku prej tyre që janë të përfshirë në krime, nëse mundemi të themi, janë atë që vetëm kanë marrë pjesë në vendosjen e barrikadave gjatë vitit 2011 në veri të Mitrovicës dhe Kosovës”, thotë burimi. “Disa nga këta pjesëtarë janë të inkriminuar direkt dhe në djegien e dy pikave kufitare: G1 në Jarinje të Leposaviqit si dhe G 31 në Berrnjak të Zubin Potokut”.
Ndërsa, sa i përket pajisjeve që ka ky grup, burimi ka shtuar se “ato do të ngelin në veri të Mitrovicës dhe Kosovës e se do të veprohet ngjashëm si me pjesëtarët e Policisë së Serbisë një pjesë e së cilës ende vepron në veri… e ku shërbimi inteligjent serb ‘BIA’ ka zyrat dhe vepron i pa penguar nga askush”. /tesheshi.com/
Vendosën barrikadat, sulmuan KFOR-in e policët e Kosovës, pritet të fillojnë trajnimin në Vushtrri!?
NGA KATEGORIA