Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka vendosur në mbledhjen e sotme që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 përqind, raporton Ekonomia Online.
Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike.
Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli (nesër) dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.