Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe, raporton Ekonomia Online.
Deputetët e Listës Serbe janë zëvendësuar me nëntë të kësaj partie dhe një tjetër nga iniciativa qytetare, SPO.
Kjo vjen pas kërkesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të dorëzuar më 8 nëntor.