Vendimi për certifikimin e rezultateve, KQZ: Jemi në pritje të Supremes

E publikuar: 24/03/2025 10:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbi gjashtë javë janë bërë që prej kur u mbajtën zgjedhjet nacionale në Kosovë dhe ende nuk ka ndonjë certifikim të rezultateve.

Për këtë situatë Gjykata Supreme ka afat pesë ditë për të shqyrtuar ankesat e subjekteve politike, ndërsa sot ata janë në ditën e tretë.

“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.