Vendimi i presidentes skandaloz, ulje e nivelit përfaqësues në Selinë e Shenjtë

E publikuar: 22/11/2021 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-përfaqësuesi i Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Anton Berisha, ka thënë se në kohën sa ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte qenë në krye të Qeverisë, e kishte trajtuar këtë çështje në mënyrë të gabuar dhe të dëmshme për Kosovën.

Ai tha se vendimi se vendimi i presidentes të Kosovës Vjosa Osmani, për ta emëruar Vehbi Miftarin si kontakt të Republikës së Kosovës në selinë e shenjtë në Vatikan, në aspektin formal është hap i duhur por se në kuptimin përmbajtësor vendimi është skandaloz.

“Me ardhjen e Qeverisë Kurti I, përkundër qëndrimit afirmativ të kryeministri Kurti çështja ka mbetur e hapur, përderisa Qeveria Hoti përkatësisht vet kryeministri Hoti, ndonëse ka pasur të gjithë informacionin e duhur, e ka trajtuar në mënyrë të gabuar e të dëmshme për Kosovën, duke e anuluar njëanshëm marrëveshjen dhe duke dëmtuar Kosovën në trajtimin politik të kësaj çështjeje.

Vendimi i presidentes Osmani për të emëruar z. Vehbi Miftari, Përfaqësues i Republikës së Kosovës kontakt me Selinë e Shenjtë, në aspektin formal është hap i duhur dhe përmirësim i qëndrimit skandaloz dhe të dëmshëm të z.Hoti, në respektimin e marrëveshjes dypalëshe:

Republika e Kosovës-Selia e Shenjtë; përderisa në kuptimin përmbajtësor VENDIMI 441/21 është skandaloz dhe i paprecedencë në përvojën diplomatike”.Berisha i ka kërkuar presidentes Osmani ta ruajë kualitetin e marrëveshjes, përndryshe sipas tij, vendimi është ulje e nivelit përfaqësues.Ai po ashtu i ka rekomanduar të pares së shtetit që mos ta aprovoj këtë vendim skandaloz.

“Presidentja duhet të ruaj kualitetin e marrëveshjes dhe të bëjë hapa para, përndryshe vendimi është ulje e nivelit përfaqësues, shkrirje e Zyrën e Kontaktit të Vatikanit në Misionin Diplomatik në Itali, emërim i paqartë i Ministrtit Këshilltar në statusin e tij diplomatik dhe të kompetencës në relacion me Selinë e Shenjtë.

Kjo qasje është joserioze dhe e dëmshme, prandaj i rekomandoj presidentes të mos aprovoj këtë vendim skandaloz dhe të papërgjegjshëm të ministres Gërvalla, të shqyrtoj të gjithë dokumentacionin dhe ecurinë e këtij procesi”.

“Natyrisht, në interes të vendit, duke qenë përfaqësuesi i vetëm që kam kryer këtë detyrë, jam i gatshëm të jap gjithë ndihmesën time”.