Vendimi i Kushtetueses shpejton formimin e Asociacionit

E publikuar: 24/12/2015 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti serb Dushan Janjiq ka vlerësuar se procesi i formimit të Asociacionit të Komunave serbe, do të përshpejtohet falë vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese me vendimin e vet ka mbështetur dhe përshpejtuar procesin e formimit të Asociacionit. Nëse Qeveria nuk do t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese atëherë këtë do të duhej ta bënte pas sjelljes së ligjit dhe në këtë mënyrë Kushtetuesja ka zgjidhur atë që nuk mund të zgjidhej në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë Janjiq për mediat serbe, transmeton lajmi.net

Janjiq ka thënë se me vendimin e gjykatës është zgjidhur se Qeveria mund të aplikojë për Asociacionin nëpërmjet ligjit, gjë që lehtëson të gjithë procesin edhe në aspektin politik. Nëse nuk do të ishte kështu do të duhej që të siguroheshin dy të tretat e votave në kuvend, që do të nënkuptonte një mundësi të re për opozitën të bëjë pengesa të reja politike, transmeton lajmi.net

Sipas Janjiqit i gjithë procesi i formimit të Asociacionit është i përshpejtuar për 2 apo 2 muaj e gjysmë.

Janjiq ka vlerësuar se nëse do të binte Qeveria e Kosovës, ajo do të ishte goditje edhe për idenë e Brukselit dhe rrugës evropiane të Kosovës./lajmi.net