Vendimi i Gjykatës së Apelit lë pa mandat Remin dhe Latën (Video)

09.11.2015 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vendimi i Gjykatës së Apelit lë pa mandat Remin dhe Latën (Video)

Partia Demokratike e Kosovës momentalisht është pa dy deputetë në Kuvend.

Latif Gashi, i njohur me nofkën “Lata” dhe Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën “Remi”, me automatizëm kanë humbur mandatin e deputetit, kur Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe ka lëshuar aktgjykim të formës së prerë, raporton KTV.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, neni 485, pika 1, aktvendimi merr formën e prerë dhe ekzekutohet kur ndaj tij më nuk mund të ushtrohet ankesë ose kur nuk lejohet ankesë.

E vetmja formë që tani mbrojtja e të dënuarve për krime lufte ka thënë se do të përdorë është ajo e mbrojtjes së ligjshmërisë, që është mjet i jashtëzakonshëm dhe jo ankesë.

Po sipas Kodit të Procedurës Penale, në rastet penale, aktgjykim i formës së prerë konsiderohet aktgjykimi i nxjerrë nga Gjykata e shkallës së dytë, ajo e Apelit.

E vetmja mundësi kur mund të parashtrohet ankesë ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Apelit është nëse kjo gjykatë e ndryshon aktgjykimin lirues të themelores dhe e zëvendëson me aktgjykim dënues ose kur me aktgjykim është shqiptuar burgim i përjetshëm, mundësi që nuk kanë të bëjnë me rastin e dy deputetëve të Kuvendit.

Sipas nenit 8, pika 1.6 e Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, ky humb mandatin me vendim të formës së prerë të gjykatës, kur dënohet për vepër penale me burgim për 1 ose më shumë vjet.

Të njëjtën e parasheh edhe Rregullorja e punës së Kuvendit.

Latif Gashi është dënuar me 6 vjet burgim, ndërkaq Rrustem Mustafa me 4 vjet burgim për krime lufte në të njohurin si Grupi i Llapit, proces që ka nisur në vitin 2002.

KohaVisioni ka kontaktuar me kabinetin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët kanë thënë se ata ende nuk kanë pranuar asnjë shkresë nga Gjykata.

Vendimi nga Gjykata e Apelit është marrë në muajin gusht, ndërkaq është bërë publik të premten e kaluar.

Në Gjykatën Themelore, e cila është e autorizuar për ekzekutim të vendimit, nuk kanë dashur të flasin, me arsyetimin se përgjegjës është EULEX-i, transmeton Koha.net.

Latif Gashi dhe Rrustem Mustafa, deputetë të PDK-së, sipas platformës Vota Ime, asnjëherë nuk kanë bërë asnjë pyetje parlamentare në këtë mandat të Kuvendit të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik