Vendimi i Gjykatës: Haradinaj mbetet në Slloveni për nji kohë të pacaktueme

E publikuar: 19/06/2015 01:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përkundër njoftimeve të mahershme, Ramush Haradinaj ka me vazhdue me u mbajtë në Slloveni.
Agjencia Sllovene e Lajmeve STA njofton se Gjykata e Qarkut Kranj vendosi të Ejten në mbramje vonë, se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka me vazhdue me u mbajtë në Slloveni per nji kohe te pacaktuem, – transmeton Rrokum.Tv.
Gjykata ka konstatue nji ankesë kundër arrestimit me urdhën jo të plotë nga ana e Serbisë, në lidhje me arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, ditën e Mërkurë.
Fjala asht për nji ankesë në lidhje me sjelljen e procedurës së arrestimit, – citon Rrokum.Tv agjencinë STA, – mbasi pretendohet se Gjykata nuk ka procedue në bazë të kërkesave të ankuesit. Për këtë arsye, Gjyakata e ka ftue ankuesin që me ba plotësimin e dokumentacionit, tue ia bashkangjitë kërkesës bazë.
Gjykata ka nevojë për me e krye në Slloveni procesimin e ankesës, përpara se me vendosë për me e shqyrtue kërkesën tjetër për ekstradim në Serbi, – transmeton Rrokum.Tv.