Vendime për shpronësime e ndarje të parave për veteranët, kjo është agjenda e Qeverisë në detyrë sot

E publikuar: 17/12/2019 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria në detyrë e Kosovës ka filluar mbledhjen e thirrur nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Në rend të ditës janë paraparë që të diskutohet për 16 pika, raporton T7.

Në mesin e tyre në rend dite është edhe Drafti i Platformës Vjetore të Politikës së Intelegjencës dhe Sigurisë, shpronësimet e përhershme në lidhje me

“Ndërtimin e Parkut të Energjisë”, me shpronësimet në lidhje me “Ndërtimin e Parkut të Biznesit” në Skenderaj.

Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i kërkesave të dala nga lufta, për ndarjen e mjeteve.

Gjithashtu, edhe kërkesa e policisë për ndarjen e mjeteve shtesë buxhetore për shtesat në pagë për punën jashtë orarit./Express/