Familja Geci e ka rimarrë Lidhjen Demokratike të Kosovës në Skenderaj. Të dielën ata kanë mbajtur Kuvendin Zgjedhor me 92 delegatë, e natyrisht kryetar me shumicë votash u zgjodh një nga 7 vëllezërit Geci, Esat Geci.
Kur u mbajt ky proces zgjedhor nga Kryesia qendrore e partisë nuk ishte askush dhe delegatët këtë e quajtën të dëmshme për partinë.
Esat Geci pas zgjedhjes kryetar tha se Drenica nuk ka pasur kurrë opozitë dhe se nga tash fillon kjo epokë. Geci tha se fillojnë punën në zyrat e LDK-së, raporton Klan Kosova.
Por duket se atje do të ketë problem sepse është dikush tjetër, Isa Fejzullahu që thotë se është kryetar legjitim i degës së LDK-së në Skenderaj dhe se nuk do t’i lëshojë zyrat. A do të ketë problem mes tyre, mbetet të shihet.
Gecët ishin ata që e nisen rrahjen në Kuvendin e LDK-së në 2006.