Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall në prag të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës u kishte dërguar letër ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë si rezultat i nëj aktakuzë të ngritur nga Prokuroria e Specializuar.
Në letrën e tij Hall iu është referuar krerëve të UÇK-së si vëllezër dhe ka shkruar se që kur ishte ndarë nga takimi me ta, s’ka rreshtur së luturi.
Hall ka treguar se si familjarë të krerëve të UÇK-së e kanë kontaktuar për t’ia uruar ditëlindjen.
“Shumë nga anëtarët e familjes suaj më kanë kontaktuar në ditëlindjen time me përshëndetje dhe falënderime të mrekullueshme. Ishte vërtet emocionuese për mua”, ka shkruar Hall.
Ish-ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, javë më parë së bashku me kongresmenin amerikan Tony Hall, kishin vizituar në Hagë ish-krerët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo është letra e plotë e ish-kongresmenit dhe ambasadorit amerikan, Tony Hall derguar krerëve të UÇK-së:
Vëllezërit e mi,
Që kur ju kam vizituar për herë të fundit, nuk kam reshtur së luturi për ju. Shumë nga anëtarët e familjes suaj më kanë kontaktuar në ditëlindjen time me përshëndetje dhe falënderime të mrekullueshme. Ishte vërtet emocionuese për mua.
Këtë mëngjes po lexoja disa vargje nga shkrimet e shenjta dhe mendova se mund të ishin të dobishme dhe inkurajuese edhe për Ju. Psalmi 145:18 “Zoti është pranë të gjithëve, pranë të gjithë atyre që besojnë në të vërtetën e Tij”. Dhe Isaia 41:10 “Prandaj mos kini frikë, sepse unë jam me ju; mos u trembni, sepse unë jam Perëndia juaj. Unë do t’ju forcoj dhe do t’ju ndihmoj; Unë do t’Ju mbështes me dorën time të drejtë të djathtë.”
Gjithandej shumë njerëz luten dhe mendojnë për ju. Dhe Zoti me të vërtetë mendon për ju dhe ju do Juve.
Me hirësi e mëshirë,
Miku dhe vëllai juaj,
Tony Hall
Shkurt 2023