Vëllazërorja i takon Kosovës me rezultat 3 me 0

E publikuar: 29/05/2018 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka fituar vëllazëroren me Shqipërinë me rezultat 3 me 0.

Përfaqësuesja e Kosovës shfaqi një lojë shumë të bukur ndaj Kuqezinjve që sot nuk ishin në formë pasi deri në minutën e 77 nuk realizuan asnjë goditje drejt portës së Kosovës.

Serinë e golave në këtë takim e hapi Arbër Zeneli në minutën e 20. I njëjti lojtar realizoi edhe golin e dytë në minutën e 54 ndërsa serinë e golave e mbylli Edon Zhegrova.

Shqipëria të dielën do të përballet ndaj Ukrainës në një tjetër miqësore pas kësaj me Kosovën.