Naim Bazaj, Kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit duket se ka vendosur që përfundimisht ta dëmtojë rëndë Partinë Demokratike të Kosovës në Drenas.
Krahas përfaqësuesve të vet në AAK, Vetëvendosje tashmë edhe vëllau i tij është pjesë e NISMA’s së Fatmir Limajt që mbështesin Isa Xhemajlajn për Kryetar të Drenasit.
Sot ai është parë në fushatë elektorale të NISMA’s në Drenas bashkë me liderin e saj, Fatmir Limaj dhe deputetin e kësaj partie, Milaim Zeka.
Naim Bazaj dhe mospërkrahja e PDK-së nga ai do ta dëmtojë rëndë këtë parti kur dihet se ai ishte disa herë njeriu më i votuar në Drenas./DrenicaSOT.


















