Vëllau i Vasfijes jep detaje në lidhje me plumbin “qorr” që depërtoi në shtëpinë e saj

E publikuar: 03/01/2022 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vëllau i Vasfije Krasniqit, Nafi Krasniqi ka dhënë detaje në lidhje me “plumbin qorr” i cili depërtoi në shtëpinë e saj, natën e ndërrimit të motmoteve.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook fillimisht ka bërë të ditur se Vasfija është mirë dhe e pashqetësuar po kalon pushimet në SHBA, përcjell Klankosova.tv.

“Fillimisht më lejoni të ju njoftoi se Vasfija-Buqa është mirë dhe, e pashqetësuar po kalon pushimet në SHBA!Ndonëse, këto dy ditë kam pranuar telefonata të shumta në lidhje me predhën “plumbin qorr” që goditi dritaren e shtëpisë së Buqës, e që me të drejtë pyesnin për Buqen dhe, atë nëse kjo mund t’ket qenë e qëllimshme”, u shpreh ai.