Vëllai i Rexhep Selimit 2 orë e gjysmë në Stacion Policor, për kundërvajtje

E publikuar: 02/03/2018 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është ndaluar për rreth 2 orë e gjysmë në Stacionin Policor në Dardani, Ramadan Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Kohavisioni merr vesh se fjala është për një kundërvajtje ndaj Selimit, që ka çuar në mosbindje të tij ndaj urdhrave të zyrtarëve policorë.

Është provuar të merret një qëndrim zyrtar nga Policia e Kosovës, por të premten mbrëma kjo gjë ka qenë e pamundur.

Megjithatë, Kohavisioni ka arritur të flasë me deputetin Rexhep Selimi, i cili nuk e ka mohuar rastin, por ka thënë se nuk bëhet fjalë për sulm të vëllait të tij ndaj policëve.

Vetë Rexhep Selimi ka qenë në Stacion Policor për të parë nga afër zhvillimet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të së premtes.