Vëllai i Xhafer Tahirit: Lumir jep dorëheqje, ke nevojë për pushime në Dubai

E publikuar: 08/01/2026 23:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ahmet Tahiri, vëllai i anëtarit të kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, ka kërkuar publikisht dorëheqjen e menjëhershme të Lumir Abdixhikut.

Përmes një reagimi të ashpër, Tahiri i ka cilësuar si “të mjerë” zërat që po tentojnë të justifikojnë rezultatin e dobët zgjedhor dhe po kërkojnë mbajtjen e Abdixhikut në krye të partisë.

Sipas Tahirit, kryetari i LDK-së ka dërguar njerëz të tij nëpër studio televizive për të krijuar një “mjegull” dhe për të parandaluar kërkesën për llogaridhënie.

“Lumiri sonte i paska qit dy të nënshtruar të tij që ta përhapin nëpër studio mjegullën se ai duhet të vazhdojë të qëndrojë në krye të LDK-së. Jo vetëm ta justifikojnë dështimin, por edhe mos t’i kërkohet dorëheqja”, ka shkruar ai.

Tahiri ka paralajmëruar se nëse Abdixhiku nuk largohet, LDK-ja rrezikon të tkurret deri në pikën e mbijetesës. Ai e ka quajtur paraqitjen e mbështetësve të kryetarit si shqetësuese për të ardhmen e partisë.

“Paraqitja e tyre sa është qesharake dhe e mjerë, poaq është shqetësuese! Kjo për faktin se me Lumirin në krye, LDK shkon sigurt drejt pragut zgjedhor”, tha Tahiri.

Ahmet Tahiri ka përdorur një ton ironizues, duke i kujtuar Abdixhikut pushimet pas zgjedhjeve të kaluara dhe duke i kërkuar që të lirojë rrugën.

“Lumir, jep dorëheqje! Me siguri ke nevojë për pushim në Dubai, ashtu si bëre pas 9 shkurtit!”, ka shkruar ai.