Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanoski i ka shpallur zgjedhjet më 5 qershor, informojnë nga kabineti i tij.
“Bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore dhe në përputhje me vendimin për të shpërbërë Parlamentin, sot nënshkruajta dekretin për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë që do të mbahen më 5 qershor 2016. Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve e kam dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë si organ për zbatimin e zgjedhjeve, te Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme “, thuhet në deklaratën e dërguar mediave.