Veliu takohet me Apostolovën, flasin për liberalizimin e vizave

E publikuar: 12/02/2020 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka pritur sot Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Përmes një postimi në Facebook, Veliu ka njoftuar se me Apostolovën kanë biseduar për prioritetet e MPBAP-së.

“Me Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova, biseduam për prioritetet e MPBAP-së, përfshirë riorganizimin e ministrisë, forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, është shprehur ai.

“Shpreha përkushtimin tim për të avancuar edhe më tej bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë, sidomos në procesin e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës”.

“Do të punojmë ngushtë me institucionet e Bashkimit Evropian edhe sa i përket zbatimit të MSA-së”.