Pak minuta para mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ministri i shkarkuar i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, para medieve tha se kryesia do të merr vendim nëse do të dalin nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
I pyetur nga gazetarët se cili ishte mendimi i tij, a duhet apo jo të dalë LDK-ja nga koaliconi qeverisës, ai tha se mendimin e tij do ta thotë në mbledhjen e kryesisë së LDK-së.
“Për mrekulli po ndihem, s’ma ka lanë naj farë sheje, do të bisedojmë në mbledhjen e kryesisë, ne do ta vlerësojmë këtë situatë dhe sigurisht do të vendosim (nëse do të dalim apo jo nga koalicioni)”, u shpreh Veliu