Veli Bytyqi i AAK-së: Qeverinë e krijon Haradinaj, më shqetëson kualiteti i saj nesër

E publikuar: 26/07/2017 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veli Bytyqi, këshilltari i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeverinë do ta krijojë me 3 gusht, kryetari i tij.

“PAN është i konsoliduar ndjehet komod është i sigurt se do ta formojë Qeverinë”

“Ne i kemi numrat, do të sigurojmë edhe më shumë”.

“Përtej numrit 61 ka më shumë – nuk është problemi i numrave, por ajo që më shqetëson është kualiteti i Qeverisë nesër”.

Kështu ka thënë Bytyqi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Çka do të ndodhë nuk do t’i pëlqej as PAN, por kjo po ndodh shkaku i një politike inatçore nga Isa Mustafa”.

“Janë ftuar edhe Vetëvendosje edhe Lidhja Demokratike e Kosovës që ta mbështesin Haradinajn, sepse më mirë do të ishte Qeveria të bëhej më LDK-në dhe me VV-në sesa më Listën Serbe”.