Vela: Vuçiqi kërkon t’i bllokojë zgjedhjet e 23 prillit

E publikuar: 13/04/2023 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takimin e mbajtur sot me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova në Rashkë.

Ai tha se presidenti serb është duke i përdorur Listën Serbe për të nxitur tensione në Kosovë.

Sipas tij, presidenti serb është duke vepruar në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për targat.

“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë: Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS. Bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë nga veriu i Kosovës”, ka shkruar ai në twitter.

Vela po ashtu ka përmendur se Vuçiq ka kërkuar nga sërbët që të të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit.

Ndryshe, Vuçiq tha se zgjedhjet janë caktuar edhe pse Beogradi ka kërkuar që fillimisht të formohet Asociacioni, duke pohuar se serbët kanë vendosur të mos marrin pjesë në këto zgjedhje, raporton Danas.

Presidenti serb, po ashtu ka bërë thirrje që të gjithë njerëzit të jenë të bashkuar dhe të sillen ashtu siç është marrë vendimi sot.

“Nuk u shkon mendja të formojnë Asociacionin. Dhe pastaj ata thanë, kanë thënë prej javësh, se do të më konsideronin fajtor nëse zgjedhjet do të prisheshin. Ju lutem imagjinoni, është e rëndësishme që njerëzit ta dinë, sepse jam i sigurt se as disa ministra nuk e dinë, a e dini se kush ka aplikuar për zgjedhje. Aplikoi Vetëvendosje, PDK në Mitrovicë. Pra partia e Thaçit dhe e Kurtit. Dhe tani, në bazë të 4% të tyre, sa prej tyre jetojnë në veri të Mitrovicës, jo në thelb, por në dukje, do ta sigurojnë që Kurti të jetë kryetar i Mitrovicës”.